Varane: Real – Juventus, do të përfundojë kështu
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane thotë se do ta kenë vështirë kundër Juvenrusit por beson se Los Blancos do t’ia dalin të kualifikohen në finale.

Sport
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane është i vetëdijshëm se i pret një punë e vështirë kundër Juventusit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Por, ai beson se Los Blancos do t’ia dalin të kualifikohen në finale.
“Juventus është një kundërshtar i nivelit të lartë, një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve është gjithmonë e komplikuar”, u shpreh Varane për të përditshmen sportive madrilene “AS”.
“Por, do të luftojmë për kualifikim në finale”, theksoi ai.