Varane: Hazard është shumë i motivuar, ai e njeh mirë skuadrën e Chelseat

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka folur edhe për Eden Hazard në prag të sfidës me Chelsean.

Sport

26/04/2021 11:36

Real Madridi do të përballet me Chelsean në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në mesjavë, përcjell lajmi.net.

Fillimisht ai tregoi se skuadra e sheh këtë ndeshje si një finale.

“Nuk e di pse të gjithë i referohen nesër si një ndeshje e parë gjysmëfinale kundër Chelseat. Nga Zidane na është thënë që nesër është një Finale”, tha ai.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Raphael Varane u pyet edhe për belgun Eden Hazard.

Hazard i cili është rikthyer nga lëndimi, thuhet të jetë i gatshëm për përballje me Chelsean.

“Ai është mirë, është rikthyer nga lëndimi dhe është i motivuar”, tha ai.

“Gjë e mirë për të është se ai tashmë e njeh skuadrën e Chelseat, dhe kjo është mirë për ne”, tha Varane.

“Hazardi është shumë i motivuar, një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve është motivuese për çdokënd, veçanërisht nëse je duke luajtur ndaj ish-klubit tënd”, përfundoi Raphael Varane./Lajmi.net/