Varane dëshiron largimin nga Real Madrid dhe kalimin te PSG-ja

Ylli i Real Madridit, Raphael Varane ndoshta pas Kampionatit Evropian "Euro 2020" do bëhet me skuadër të re.

Sport

14/06/2021 17:20

Sipas El Confidencial, francezi dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe të transferohet te PSG-ja, transmeton lajmi.net.

Varane dëshiron të rikthehet në Francë pas shumë viteve në Spanjë, andaj dëshiron kalimin në “Parkun e Princave”.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez më herët ka konfirmuar se nuk do mbajnë me dhunë lojtarët, andaj janë të hapur për shitjen.

Reali ka nisur të kërkojë edhe pasuesit, derisa mediumi spanjoll zbulon se favoritët janë Jules Kounde, Pau Torres dhe Aymeric Laporte.

Reali ndoshta do ta përdorë Varanen si pjesë shkëmbimi për Kylian Mbappe./Lajmi.net/