Van Persie mungon së paku një muaj
Edhe pse mendohej se Robin van Persie nuk kishte pësuar lëndim të rëndë, menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes e ka marrë një lajm të rëndë. Pas kontrolleve mjekësore, të bëra sot, mjekët e klubit kanë konstatuar se 30 vjeçari do të mungojë nga 4 deri në 6 javë. Lajmin e kanë bërë të ditur…
Sport
Edhe pse mendohej se Robin van Persie nuk kishte pësuar lëndim të rëndë, menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes e ka marrë një lajm të rëndë.
Pas kontrolleve mjekësore, të bëra sot, mjekët e klubit kanë konstatuar se 30 vjeçari do të mungojë nga 4 deri në 6 javë.
Lajmin e kanë bërë të ditur ‘Djajtë e Kuq’ përmes llogarisë së tyre në rrjetin social Tëitter.
Van Persie pësoi lëndim në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Olympiakosit, në fund të ndeshjes, ku shënoi tregolësh.
Ish futbollisti i Arsenalit pritet të mungojë në ndeshjet me West Ham, Manchester City, Aston Villa, Newcastle, Everton e Norwich në Premierligë dhe në përballjen çerekfinale të Championsit ndaj Bayernit.