Van Persie kthehet në stërvitje para ndeshjes ndaj Cityt

Manchester United ka marrë një lajm të madh para ndeshjes kundër Manchester Cityt, pasi Robin Van Persie është rikthyer në stërvitjet e plota të skuadrës.

Sport

08/04/2015 18:00

Robin Van Persie ka konfirmuar se është rikthyer në stërvitjet e plota me pjesën tjetër të skuadrës së Manchester United.

“Jam rikthyer në stëritje me grupin sot. Ishte një stërvitje e mirë. Jam i lumtur që jam mirë dhe i gatshëm për të luajtur përsëri. Jam duke shikuar për ndeshjen time të ardhshme”, ishte postimi i shkruar nga Van Persie në twitter.

Mungesa e holandezit nuk është ndier shumë te skuadra e United, e cila ka fituar të gjitha ndeshje përpos njërës, që nga lëndimi i tij. Rooney dhe Mata janë përkujdesur për të mbushur hapësirën e lënë bosh nga Van Persie.