Van Gaal: Do ta fitojmë Premier Ligën deri në vitin 2017
Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka thënë se skuadra e tij do ta fitojë titullin para vitit 2017, atëherë kur kontrata i skadon me skuadrën angleze.

Sport
Kontrata e Van Gaalit me Manchester United përfundon në vitin 2017, ndërsa holandezi ka thënë se kjo skuadër do ta fitojë titullin deri në atë vit.
“Unë kam një periudhë tre vjeçare te kjo skuadër, ndërsa jam i bindur se do ta fitojmë titullin e Premier Ligës më shpejtë se tre vite”.
“Ndoshta këtë gjë mund ta bëjmë edhe gjatë vitit të ardhshëm”, tha Van Gaal për reporterët.