Van Dijk me shumë lëvdata për Haaland: Do t’ua bëjë mbrojtësve jetën e tmerrshme
Virgin Van Dijk ka dhënë disa komente për sulmuesin norvegjez, Erling Haaland. Haaland është nga sulmuesit më të mëdhenj që erdhi në Premier League këtë merkato dhe dje bëri ndeshjen e parë serioze me fanellën e Man City. Norvegjezi luajti nga minuta e parë në finalen e Community Shield ndaj Liverpool, ku përballë kishte një…

Sport
Virgin Van Dijk ka dhënë disa komente për sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.
Haaland është nga sulmuesit më të mëdhenj që erdhi në Premier League këtë merkato dhe dje bëri ndeshjen e parë serioze me fanellën e Man City.
Norvegjezi luajti nga minuta e parë në finalen e Community Shield ndaj Liverpool, ku përballë kishte një nga mbrojtësit më të mirë në botë, Van Dijk. Ky i fundit pati lëvdata për norvegjezin.
“Ai ka kualitetet të shumta që mund të bëjnë jetën e vështirë për një mbrojtës. Ai do t’ua bëjë jetën e tmerrshme mbrojtësve në Angli, të tmerrshme”, ka thënë Van Dijk, transmeton lajmi.net.
“Ai është kaq direkt. Ka gjithçka; mund të gjuajë me kokë, është i shpejtë. Por, sot e mbajtëm mirë. Ai pati një shans, ndoshta dy, por përveç këtyre bëmë mirë”, shtoi holandezi.
Liverpool arriti të fitonte trofeun e Community Shield përballë rivalit më të fortë në vitet e fundit, Manchester City. /Lajmi.net/