Van Dijk: ‘Camp Nou’ është stadiumi im i preferuar, anash ‘Anfield’

Virgil Van Dijk e ka pranuar se ka një vend të veçantë në zemrën e tij, për skuadrën e Barcelonës. Qendërmbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, i cili është një nga më të mirët në pozitën e tij viteve të fundit, është pyetur për skuadrën dhe stadiumin e tij të preferuar, anash Liverpool dhe ‘Anfield’.…

Sport

24/10/2022 23:37

Virgil Van Dijk e ka pranuar se ka një vend të veçantë në zemrën e tij, për skuadrën e Barcelonës.

Qendërmbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, i cili është një nga më të mirët në pozitën e tij viteve të fundit, është pyetur për skuadrën dhe stadiumin e tij të preferuar, anash Liverpool dhe ‘Anfield’.

Sikur shoku i tij i skuadrës, Alexander-Arnold, edhe Van Dijk ka  thënë se ka një ndjesi speciale për ‘Camp Nou’.

“Po, definitivisht”, ka thënë Van Dijk, i pyetur nga Neville nëse Barcelona i ka dhënë inspirim atij, përcjell lajmi.net. “Kjo ndoshta për shkak se Barcelona kishte shumë lidhje me holandezët asokohe. Kishte shumë holandezë atje, si Frank Rijkaard që ishte trajner, pastaj De Boer, Kluviert, ishin gjithë këta”, ka thënë tutje lojtari.

Neville më pas e pyeti holandezin se cili është stadiumi më i mirë për të luajtur jashtë shtëpisë.

“Është e vështirë, por unë do të thosha ‘Camp Nou’, Barcelona. Sigurisht, për vete, duke parë shumë ndeshje të Barcelonës kur isha më i ri, dhe pastaj të kisha mundësinë të luaja aty me Celtic për herën e parë dhe të mposhteshim 6:1 ishte e vështirë. Por, të kisha mundësinë të luaja aty, ishte arritje e madhe, e shijova shumë. Është e jashtëzakonshme, çmenduri”, tha mes tjerash lojtari i Liverpool.

Virgil Van Dijk vazhdon të jetë pikë kyçe e Liverpool dhe emri i tij as që lidhet me largimin e mundshëm nga ‘Reds’, por në një situatë hipotetike, duket se skuadra e ardhshme e tij mund të jetë Barca. /Lajmi.net/