Van Dijk: Barazim i merituar, nuk mund të pësojmë gola sikur ato

Virgil Van Dijk është shprehur i lumtur me barazimin e siguruar në udhëtim kundër Manchester City.

Sport

10/04/2022 20:08

Liverpool mori një pikë në ‘Etihad Stadium’, në një barazim 2:2, ku dy herë ishte në disavantazh.

Van Dijk beson se barazimi ishte rezultat i merituar, por nuk është i kënaqur me golat që pësuan ‘Reds’.

“Gjithmonë ndeshje intense. H për H, me kualitetin që kanë skuadrat. Ne nuk duam të pranojmë gola sikur ato”, ka thënë Van Dijk, transmeton lajmi.net.

“Pjesa e dytë ishte e mirë për ne. Në përgjithësi, barazim i merituar”, shtoi holandezi.

Përkundër Van Dijk, De Bruyne mendoi se barazimi nuk ishte rezultati më i drejtë i mundshëm. Ai beson se City bëri diçka më shumë. /Lajmi.net/