Valza Zhegrova publikon këngën e re

Valza Zhegrova ka lansuar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

15/12/2019 19:44

Valza Zhegrova është emër që nuk ka shumë vite në skenën e muzikës shqiptare por vokali i saj tashmë ka bërë për vete publikun, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e cila është nën menaxhimin e Mixey, para pak minutave ka lansuar këngën e saj të re, të cilën e ka titulluar ‘Ike’ një lloj balade kjo nga artistja e re në moshë.

‘Ike’ është e kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën është përkujdesur produksioni ‘weShot’, ndërsa teksti është i shkruar nga reperi Gent Fatali. /Lajmi.net/

YouTube player