Valuta ruse, nivel rekord i rënies

Rubla, valuta zyrtare e Rusisë, ka rënë përsëri të mrkurën, duke shënuar rekord të ri të ulët kundrejt dollarit dhe euros.

Bota

03/12/2014 17:43

Valuta ruse ka rënë në 54.82 kundrejt dollarit amerikan dhe 37.82 kundrejt euros.

Ajo ka humbur më shumë 40 për qind të vlerës kundrejt dollarit dhe 60 për qind kundrejt euros, gjatë këtij viti.

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë, si dhe rënia e çmimeve të naftës janë duke dëmtuar rëndë ekonominë ruse.

Të hënën, Banka Qendrore e Rusisë ka shpenzuar rreth 700 milionë dollarë për të mbështetur monedhën kombëtare, por kjo nuk solli efekt.