Valon Syla: Taksisti më tha vetëmenaxhimi s’është Asociacion

Gazetari Valon Syla ka ironizuar me arsyetimin e Kurtit se Asociacion nuk do të ketë, por vetëmenaxhim. Syla tha se sot hipi në një taksi, shoferi i së cilit i tha që vetëmenaxhimi nuk është Asociacion, përcjell lajmi.net. Tutje ai shtoi se nuk ka ditur çfarë të bëjë, ndërsa pandehu se mosha e tij ishte…

Lajme

23/03/2023 21:33

Gazetari Valon Syla ka ironizuar me arsyetimin e Kurtit se Asociacion nuk do të ketë, por vetëmenaxhim.

Syla tha se sot hipi në një taksi, shoferi i së cilit i tha që vetëmenaxhimi nuk është Asociacion, përcjell lajmi.net.

Tutje ai shtoi se nuk ka ditur çfarë të bëjë, ndërsa pandehu se mosha e tij ishte rreth 52-vjeç.

“Hipa sot në taksi dhe më tha ai se vetëmenaxhimi nuk është Asociacion. Nuk dita çka me bo. Ishte në moshë, kishte 52 vjet. I thashë qysh s’po të vjen marre i paske do vjet. E çka po mendon se është? Hupi. Nuk e dike ku osht dhe i hupi rruga”, tha ndër tjerash Syla në Pressing.

Kujtojmë se ka pasur shumë kritika ndaj shefit të ekzekutivit, në veçanti pas deklarimeve të mbrëmshme se do të ketë Asociacion.