Valon Syla: Nezir Kraki dhe Agim Bahtiri duhet të paditen për nxitje të dhunës dhe urretjes
Analisti dhe gazetari Valon Syla ka reaguar ashpër në Facebook ndaj deklaratave të Nezir Krakës dhe Agim Bahtirit, duke i cilësuar ato si “retorikë të rrezikshme” që, sipas tij, po e tensionon situatën politike dhe shoqërore në vend. Në postimin e tij në Facebook, Syla thotë se Bahtiri dhe Krraki duhet të paditen për nxitje…
Lajme
Analisti dhe gazetari Valon Syla ka reaguar ashpër në Facebook ndaj deklaratave të Nezir Krakës dhe Agim Bahtirit, duke i cilësuar ato si “retorikë të rrezikshme” që, sipas tij, po e tensionon situatën politike dhe shoqërore në vend.
Në postimin e tij në Facebook, Syla thotë se Bahtiri dhe Krraki duhet të paditen për nxitje të dhunës dhe urrjetjes.
“Nezir Kraki dhe Agim Bahtiri me retoriken qe krejt opozita është me serb dhe srpska është provokim serioz i cili mund të eskaloj rrezikshëm…Kjo taktikë e poshtër dhe qyqare ish dashtë me u percjell me disa padi nga shteti, ose nga partitë që me ja u shurdhu pipat e popullizmit ma të pistë…Keta njerez duhet me i padite me i denu edhe me i mesu çka është liria, e drejta dhe civilizimi por edhe shqiptaria, se nuk kane fortë fije…” ka shkruar Syla.
E plotë:
Nezir Kraki dhe Agim Bahtiri me retoriken qe krejt opozita është me serb dhe srpska është provokim serioz i cili mund të eskaloj rrezikshëm.
Poashtu ky fjalor qe spo ndalet qe 10 ditët e fundit me intenzitet të lartë, që është nxitje për urrejtje, është urrejtje ndëretnike që dënohet me ligjet në vend deri ne 4 vjet burg, dhe kërkojnë dhunë, sidomos duke i provokuar komandantat e UÇK me emër, me tendencë që ata të binë prehê e provokimit dhe pastaj Krakat e Bahtirat e Albinizmit, të kthehen te loja e vjetër e viktimizimit politik.
Kjo taktikë e poshtër dhe qyqare ish dashtë me u percjell me disa padi nga shteti, ose nga partitë që me ja u shurdhu pipat e popullizmit ma të pistë.
Dhe për “shqiptari” ja u kujtoj se ishin 3 lufta shqiptare në regjion dhe Krakat e Bahtirat nuk morrën pjesë… as në Kosovë, as në Maqedoni as në Luginë.
Andaj boll mo me patriotizma fallc nga ndjekësit e krejt partive e të sistemeve. Ju jeni vec shallabajzera të përhershëm, e të perkoshëm në politikë.
Keta njerez duhet me i padite me i denu edhe me i mesu çka është liria, e drejta dhe civilizimi por edhe shqiptaria, se nuk kane fortë fije.
Rritja e mjekrrave si bënë filozof, e as e ngjymja e flokëve.