Valon Prebreza betohet si kryetar i ri i Fushë-Kosovës – Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarët

Kryetari i sapozgjedhur i Fushë-Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka dhënë sot betimin para Kuvendit Komunal, duke marrë zyrtarisht detyrën e të parit të komunës. Në deklarimin e tij publik pas betimit, Prebreza u shpreh se posti i kryetarit e obligon të shërbejë për çdo qytetar pa dallim dhe theksoi se mandatin…

Lajme

04/12/2025 13:18

Kryetari i sapozgjedhur i Fushë-Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka dhënë sot betimin para Kuvendit Komunal, duke marrë zyrtarisht detyrën e të parit të komunës.

Në deklarimin e tij publik pas betimit, Prebreza u shpreh se posti i kryetarit e obligon të shërbejë për çdo qytetar pa dallim dhe theksoi se mandatin e tij do ta udhëheqë me transparencë, ndershmëri dhe përkushtim, raporton lajmi.net

“Detyra zyrtare më obligon që t’i shërbej secilit qytetar. Unë zotohem se do të punoj me transparencë, ndershmëri, përkushtim dhe do të jem pranë të gjithëve”, tha ai, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Fushë-Kosovës,
Sot u betova para Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës, për të marrë zyrtarisht mandatin e Kryetarit të Komunës.
Detyra zyrtare, më obligon që t’i shërbejë secilit qytetar pa asnjë dallim. Unë zotohem se do të punoj me transparencë, ndershmëri, përkushtim dhe do të jem pranë të gjithëve.
Faleminderit për besimin tuaj, për mbështetjen dhe së bashku do të bëjmë shumë punë!/Lajmi.net/