Vallëzoi nën tingujt e këngës së saj, Remzie Osmani i reagon Dua Lipës

Ajo ka vallëzuar vallen tradicionale.

ShowBiz

04/08/2021 11:58

Dua Lipa, ka zgjedhur Shqipërinë për pushime derisa po ndan edhe postime të shumta në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, sot ka publikuar një video duke vallëzuar me këngën e Remzie Osmanit teksa kjo e fundit e ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Remzie Osmani (@remzie.osmani)

“Kënaqësi me e pa se si një yll boteror si Dua, është kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muzikën shqipe .Faleminderit Dua. Je yll”, ka shkruar Remzie Osmani.

Ndryshe, Dua po vazhdon qëndrimin e saj në jug të Shqipërisë e cila edhe po e promovon vendin atje./Lajmi.net/