Vallëzimi në shi në shënimin e 248 vjetorit të shtetësisë, Ambasada e Amerikës falënderim të veçantë për presidenten Osmani
Mbrëmë në ambientet e Ambasadës Amerikane është kremtuar 248 vjetori i shtetësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të pranishëm në këtë kremtë ishin edhe shumë zyrtarë të shtetit të Kosovës, miq të shumtë të cilët ishin ftuar nga Ambasada e Amerikës. Por e veçanta e kësaj nate padyshim ishte vallëzimi që u bë nga…
Lajme
Mbrëmë në ambientet e Ambasadës Amerikane është kremtuar 248 vjetori i shtetësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të pranishëm në këtë kremtë ishin edhe shumë zyrtarë të shtetit të Kosovës, miq të shumtë të cilët ishin ftuar nga Ambasada e Amerikës.
Por e veçanta e kësaj nate padyshim ishte vallëzimi që u bë nga ambasadori Jeffrey Hovenier, bashkëpunëtorë të shumtë, Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj.
E pikërisht për këtë sot shkroi edhe ambasada amerikane nga ku u falënderuar presidentja Osmani që iu bashkua këtij vallëzimi pavarësisht se jashtë po binte shumë shi.
“Fillimi i festës në pritjen tonë të Ditës së Pavarësisë dje! Faleminderit Ekipit të Ambasadës dhe veçanërisht Presidentes Osmani Vjosa Osmani dhe familjes së saj që na u bashkuan”,u tha në njoftim./Lajmi.net/