Valencia mohon transferimin e Soler te Barcelona

Valencia kanë mohuar tranferimin e Carlos Soler te Barcelona.

Sport

02/05/2022 13:33

Soler ka qenë I lidhur me një transferim të mundshëm drejt ‘Camp Nou’, por një gjë të tillë e kanë mohuar Valencia.

Sipas ‘AS’ Barcelona ka ofruar 20 milionë euro për të transferuar spanjollin në ekip, ndërsa Valencia ka insistuar se është lajm i rremë.

Lojtari ka kontratë me ekipin e tij deri në sezonin e ardhshëm dhe rinovimi tij pritet të ndodhë shumë shpejtë.

“Klubi është aktualisht në një proces të hapur negociatash me lojtarin dhe agjentët e tij për të zgjatur kontratën e tij me Valencia”, thuhej në deklaratën e klubit, përcjell lajmi.net.

Soler ka 34 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat me Valencian, ai ka shënuar 12 gola dhe ka pesë asistime./Lajmi.net/