Valencia dhe Betis garojnë për Paqueta

Lucas Paqueta mund të kalojë në La Liga.

Sport

14/09/2020 17:19

Mesfushori brazilian i skuadrës së Milan, Lucas Paqueta ka zgjuar interesimin e dy skuadrave spanjolle.

Sipas raportimeve në Itali, Paqueta është në radarin e skuadrave si Valencia dhe Real Betis, transmeton lajmi.net.

Milan do të ishin të gatshëm të dëgjonin ofertat, pasi tash e një kohë kërkojnë blerës për lojtarin.

Lojtari thuhet se vlerësohet me 23 milionë euro dhe kjo shifër mund të jetë problematike për dy skuadrat.

Mbetet të shihet nëse do të nisen negociata për kartonin e Paqueta. /Lajmi.net/