Valdete Bajrami: Është në të mirën e vendit të largohet kjo qeveri
Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka kërkuar nga koalicioni qeveritar qe të reflektojë dhe t’i hapë rrugë rishikimit të marrëveshjes për demarkacionin.

Lajme
Sipas saj, ky është momenti i fundit kur qeveria duhet të largohet, sepse sipas saj është dëshmuar se sa punon ky koalicion për të mirën e shtetit dhe çështjes nacionale.
Ky është postimi i plotë i Valdete Bajramit në Facebook:
“Për çudi dikush nga kabineti i elefantëve po mendon për çështje të “interesave nacionale”!!!
Nuk e di se kush është më shumë se z.Mustafa kryeneç dhe idhnak, prandaj, duhet të dini të gjithë ju, se demarkacioni në versionin aktual që ju po tentoni të votoni nuk do kalojë, kështu që është koha të reflektoni e t’i hapni rrugë rishikimit të kësaj marrëveshje dhe se definitivisht është momenti i fundit që ju të largoheni sepse tash më është dëshmuar se si ju punoni për të “mirën e shtetit” dhe për “të mirën e çështjes naciolale””, shkruan ajo. /Lajmi.net/