Vala sqaron se nuk kanë rritur çmimet, thonë se janë modifikuar pakot për dyfishim të përmbajtjes
Gjatë ditës së djeshme u tha se Telekomi i Kosovës (Vala) ka ngritur çmimet për pakot e kombinuara “Prepaid” që ofrojnë shërbime të zërit dhe internetit. Disa prej këtyre pakove mujore kanë shënuar ngritje të çmimeve rreth 20 për qind ose nga një euro për pako. Një prej pakove, e cila ka kushtuar deri më…
Lajme
Gjatë ditës së djeshme u tha se Telekomi i Kosovës (Vala) ka ngritur çmimet për pakot e kombinuara “Prepaid” që ofrojnë shërbime të zërit dhe internetit.
Disa prej këtyre pakove mujore kanë shënuar ngritje të çmimeve rreth 20 për qind ose nga një euro për pako. Një prej pakove, e cila ka kushtuar deri më 31 tetor 5 euro e 99 euro tani nga ky muaj kushton 6 euro 99 centë.
Në lidhje me këtë një artikull i publikuar “Vala shtrenjton çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internet” del të jetë keqinterpretuar.
Në lidhje me këtë ka reaguar Telekomi i Kosovës, ku u tha se këto pako nuk janë shtrenjtuar, por përmbajtja e tyre gati është dyfishuar.
Reagimi i plotë
Vala modifikon pakot, ofron dyfish përmbajtje për çmime shumë të favorshme.
Titulli i juaj: “Vala” shtrenjton çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit” lë përshtypjen e gabuar se Vala kështu ka shtrenjtuar shërbimet e veta. Vala, tashmë duke ofruar shërbime me shpejtësi të lartë për qasje në internet përmes teknologjisë 4G+ dhe 5G, është kujdesur që konsumatorët e saj të kenë në dispozicion volum të mjaftueshëm të internetit në pakot e tyre të reja (GB), prandaj edhe e ka rritur gati dyfish përmbajtjen e secilës pako.
Sipas matjeve tona kjo qasje e jona është kuptuar drejte nga klientët tanë, sepse ka pasur edhe një sqarim të detajuar përcjellës nga ana jonë. Ne nuk kemi pranuar asnjë ankese të tillë.
Duke pasur parasysh se lajmi juaj nuk i bën mirë imazhit të kompanisë sonë, ne nuk duam të besojmë se ju keni dashur pikërisht këtë. Ne besojmë se thjeshtë e keni interpretuar pakujdesshëm përgjigjen tonë në pyetjet tuaja. Përgjigja jonë përmbante të dhënat e plota për ndryshimet që vërtetojnë fuqizimin e pakove, me përmbajtje të dyfishuar në shumicën prej tyre dhe me uljen (relative) të çmimit për njësi (GB).
Të nderuar/a, Ju falënderojmë për interesimin dhe bashkëpunimin me Telekomin e Kosovës, në interesin më të mirë të informimit të shpejtë, saktë dhe të përgjegjshëm të publikut./Lajmi.net/