Vala me probleme pas punimeve në rrjet
Një pjesë e përdoruesve të telefonisë Vala sot janë ankuar për mosfunksionimin e rrjetit, sikur në thirrje, ashtu në pranimin e thirrjeve. Telekomi i Kosovës ka njoftuar përdoruesit e saj me një mesazh se të shtunën mbrëma, do të bëhen punime të planifikuara në rrjet, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimit. Ata kanë…
Lajme
Një pjesë e përdoruesve të telefonisë Vala sot janë ankuar për mosfunksionimin e rrjetit, sikur në thirrje, ashtu në pranimin e thirrjeve.
Telekomi i Kosovës ka njoftuar përdoruesit e saj me një mesazh se të shtunën mbrëma, do të bëhen punime të planifikuara në rrjet, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimit. Ata kanë paralajmëruar se këto punime mund të afektojnë pajisjen e përdoruesve.
Ani pse zëdhënësi i Valës, Fadil Lepaja ka thënë për KosovaPress, se punimet janë kryer, ende disa përdorues kanë probleme me kyçje në rrjet.
Lepaja ka thënë se përdoruesit janë lajmëruar në qendrën e thirrjeve të Valës dhe se problemet janë rregulluar shpejt.
“Ne i kemi paralajmëruar të gjithë përdoruesit e rrjetit tonë, Valës që do të ketë punime gjatë ditës së shtunë, kemi thënë që gjatë natës do të ketë punime të cilat në disa raste munden edhe me i afektu pajisjet e tyre që mos me u lidhë automatikisht në rrjet, por i kemi udhëzuar se si me veprua me u rikyç. Në ato raste janë lajmëruar në qendrën e thirrjeve në numrin që ne e kemi pa pagesë dhe janë rregullua shumë shpejt…1:16 Gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve”, ka thënë Lepaja.
Në mesazhin paralajmërues të Valës, ata kanë bërë të ditur se për të lidhur në rrjet, përdoruesit mund të bëjnë telefonin e tyre Restart apo Poëer OFF/ON.
“I/e nderuar, ju njoftojmë që do të bëhen punime të planifikuara në rrjet me 16.11.2025, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimit. Në disa raste këto punime mund të afektojnë pajisjen tuaj dhe për tu lidhur ne rrjet ju lutem bëni Restart ose Power OFF/ON. Për asistence na thirrni ne 080010000”, thuhet në njoftim.
Për asistencë, përdoruesit e Valës mund të thërrasin në numrin 080010000.