Vala me ofertë verore: Internet, bisedë e SMS me çmime të lira nga Shqipëria (Video)
Drejtori ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa, sot në një konferencë për media ka prezantuar ofertën verore të operatorit të telefonisë Vala, e cila ofron çmime shumë të volitshme për biseda, SMS e internet, nga Shqipëria.

Lajme
Që nga dje, bëhet e ditur se ka filluar lansimi i produktit veror të Vala-s, në bashkëpunim me operatorin nga Shqipëria, Eagle Mobile.
Janë dy pako pjesë e kësaj oferte të Vala-s.
Pako e parë e ofertës “Vera1”, e cila kushton 8 euro e 99 cent, e që ka validitet 15 ditë, ofron bisedë 60 minuta nga Shqipëria, disa SMS dhe 4 giga bajt internet në 3G dhe 4G, nga ato vende ku Eagle Mobile ofron qasje në internet, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, pako e dytë “Vera2”, e cila vjen me çmim përgjysmë më të lirë, me 4 euro e 44 cent, ofron 30 minuta bisedë telefonike, SMS falas dhe disa giga bajt internet.
Nëse krahasohen me çmimet standarde, atëherë oferta është shumë e volitshme, pasi deri dje 60 minuta bisedë telefonike nga Shqipëria, që tani mund të blihen me 8.99 euro, kanë kushtuar rreth 48 euro.
Ndërsa, pasi klientët e Vala-s të kenë harxhuar pakon e blerë, çdo minutë shtesë i bisedës do të kushtojë vetëm 10 cent, e SMS 2 cent. (lajmi.net)
