Vala e të nxehtit, IKSHPK me këshilla për qytetarët: Pini ujë dhe shmangni vapën
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre gjatë ditëve me temperatura të larta. Përmes një njoftimi, IKSHPK ka rekomanduar që qytetarët të konsumojnë sa më shumë ujë gjatë ditës, me qëllim shmangien e dehidratimit, si dhe të ushqehen me produkte…
Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre gjatë ditëve me temperatura të larta.
Përmes një njoftimi, IKSHPK ka rekomanduar që qytetarët të konsumojnë sa më shumë ujë gjatë ditës, me qëllim shmangien e dehidratimit, si dhe të ushqehen me produkte të lehta dhe të freskëta.
Instituti ka këshilluar gjithashtu shmangien e pijeve alkoolike dhe atyre me përmbajtje të lartë sheqeri, të cilat mund të ndikojnë negativisht në organizëm gjatë temperaturave të larta.
Ndër masat tjera mbrojtëse, IKSHPK rekomandon veshjen e rrobave të lehta, freskimin e rregullt të trupit me ujë dhe shmangien e ekspozimit të panevojshëm ndaj vapës.
Qytetarëve u bëhet thirrje që të kujdesen veçanërisht për personat më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta, si të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. /Lajmi.net/