Vala e pakënaqësive vazhdon të zgjerohet: Juncker është fajtor, dorëheqje…
“Në këtë moment, vlerësoj se Juncker nuk është personi i duhet në atë pozitë. Në krye të Komisionit duhet të jetë njeriu që ka besim dhe që duhet respektohet, i cili do të ishte në gjendje t’ju thotë britanike: Dëshirojmë të qëndroni, kurse Juncker këtë nuk e bëri”, ka thënë Zaoralek në televizonin shtetëror çek, transmeton lajmi.net

Bota
Shefi i diplomacisë çeke, Lubomir Zaoralek thotë se shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker nuk ka arritur ta mbajë Britaninë e Madhe brenda BE-së dhe duhet të jap dorëheqje.
“Në këtë moment, vlerësoj se Juncker nuk është personi i duhet në atë pozitë. Në krye të Komisionit duhet të jetë njeriu që ka besim dhe që duhet respektohet, i cili do të ishte në gjendje t’ju thotë britanike: Dëshirojmë të qëndroni, kurse Juncker këtë nuk e bëri”, ka thënë Zaoralek në televizonin shtetëror çek, transmeton lajmi.net.
Ai e ka kujtuar një deklaratë të Junckerit ku thoshte se Britania e Madhe duhet sa më shpejtë të nis procedurat për dalje nga BE-ja dhe e akuzoi atë që ka qenë joaktiv sa i përket referendumit britanik.
Ai ka shtuar se Juncker nuk është i vetmi që duhet kritikuar, duke vlerësuar se “ky është problem i elitave evropiane”. /Lajmi.net/