Vaksinat që shkaktojnë homoseksualitetin po u jepen foshnjeve

Fëmiut i jepet vaksina, rritet dhe përpiqet për të gjetur personalitetin e vet, por në qoftëse vaksina përmban merkur (zhivë) apo substanca tjera, fëmiu bëhet homoseksual. Të paktën kështu thotë një shkencëtar italian.

Lifestyle

03/12/2014 15:07

“Kjo vaksinë shkakton homoseksualitetin, ngase pengon zhvillimin e personalitetit. Është një mikroformë e autizmit. Do të shihni se sa homoseksual do jenë në gjeneratat e ardhshme, do bëhet një katastrofë“, ka thënë për “Vice Italy” shkencëtari Gian Paolo Vanoli, transmeton Ilirida.net.

Që nga dita e parë e lindjes së fëmijës, ata injektohen me vaksina dhe kimikate të ndryshme, duke mos ju informuar mjekët për përbërjen dhe udhëzimin e vaksinës.

Vaksinat dhe kimikate të ndryshme, detyrimisht u jepen fëmijëve me udhëzim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë pa u bërë kontrollet e efekteve anësore që mund të shkaktojnë vaksinat.

Është e njohur se Bill Gates, filantrop, është njëri prej financuesve më të mëdhenj të vaksinave në planet. Ai ka thënë publikisht se vaksinat shërbejnë për shpopullim, dmth për zvogëlimin e numrit të popullatës njerëzore.

Me dëshmi të shumta të shkencëtarëve, mjekëve, farmacistëve dhe një numri të madh të njerëzve, vaksinat kanë shkatërruar jetën e mijëra njerëzve.

Vaksinat thjeshtë janë biznese të kompanive e që qëllimi final është shkatërrimi i popullatës njerëzore në mënyra të ndryshme.

“Fëmiut i jepet vaksina, rritet dhe përpiqet për të gjetur personalitetin e vet, por në qoftëse vaksina përmban merkur (zhivë) apo substanca tjera, fëmiu bëhet homoseksual”, thotë Vanoli.

Problemi do të bëhet veçanërisht i pranishëm në gjeneratat e ardhshme, kur homoseksualët të kenë fëmijë, atëherë ata do të trashëgojnë ADN-në e prindërve të tyre.

Përndryshe, Vanoli nuk është dikush që urren homoseksualët, ai nuk fajëson askënd prej tyre, sepse, siç thotë ai, ata janë të sëmurë apo të infektuar.

Duhet të themi se kjo është një sëmundje, diçka që nuk respekton rendin natyror, thotë ai.

Njëri prej shkaktarëve kryesor të homoseksualitetit është kjo vaksinë, e cila është kundër jetës, shqetëson mendjen dhe ndryshon personalitetin tonë.

“Fakt nga kjo është edhe rritja e madhe e homoseksualëve që kur ka filluar vaksinimi në masë të madhe. Ky është rezultati“, përfundoi shkencëtari Gian Paolo Vanoli.