Vaksina efektive kundër HIV’it, së shpejti realitet

Shkencëtarët kanë zbuluar se si sistemi i imunitetit krijon një antitrup më të fuqishëm për të bllokuar qelizat nga ifektimi me HIV, duke krijuar kështu një vaksinë më efektive për virusin vdekjeprurës. Zbuluesit besojnë se nëse vaksina mund të jetë potencialisht një antitrup në një pjesë specifike të virusit, ajo do të jetë shkatërruese në…

Lifestyle

03/03/2014 20:37

Shkencëtarët kanë zbuluar se si sistemi i imunitetit krijon një antitrup më të fuqishëm për të bllokuar qelizat nga ifektimi me HIV, duke krijuar kështu një vaksinë më efektive për virusin vdekjeprurës.

Zbuluesit besojnë se nëse vaksina mund të jetë potencialisht një antitrup në një pjesë specifike të virusit, ajo do të jetë shkatërruese në njërin prej mutantëve të tij. Vaksina do të mund t’i mbronte njerëzit nga infektimi me HIV.

Rezultatet e analizave të një klinkike që është duke e projektuar këtë vaksinë të HIV-it, treguan se kjo vaksinë do të jetë shumë e suksesshme duke krijuar antitrupa direkt në regjiionin ku zhvillohet ky virus në trupin e njeriut.

Gjetjet e reja thonë se ka disa rrugë të ndërlidhura potencialisht që kjo vaksinë do t’i neutralizonte më shumë antitrupat, thanë studiuesit.

Studimi i bërë në Institutin e Alergjisë dhe Infeksioneve, së pari filloi duke i identifikuar vullnetarët të cilit ishin të infektuar me virusin HIV, ku pas disa muajve në ta krijuan disa antitrupa të quajtur CAP256-VRC26.

Duke përdorur teknika të ngjashme sikur ato të cilat ishin bërë më herët në studimet e HIV-it, studiuesit analizuan gjakun e të infektuarve të cilët ishin të infektuar më shumë se 4 vite.

Kjo u ndihmoi shkencëtarëve që të determinojnë disa ndryshime gjenetike në antitrupat original, për të identifikuar dhe definuar numrin e strukturave dhe formave që antitrupi është i lidhur me to.

Studimi tregoi se pas disa mutacioneve, edhe zbulimet e hershme të infeksionit mund të neutralizoheshin fuqishëm duke luftuar HIV-in.

Shanset që kjo vaksinë të zhvillohet janë shumë të realizueshme, duke u bazuar në fjalët e shkenctarëve, të cilët janë duke punuar në këtë drejtim.