Vaki kosovare: Dritat e qytetit në Prizren rrinë ndezur ditën por nuk funksionojnë natën

Ndriçimi publik në qytetin e Prizrenit është kthyer në një problematikë serioze për qytetarët e kësaj ane. Në rrugën “Beteja e Kabashit” dritat janë të ndezura edhe gjatë ditës, por gjatë natës nuk funksionojnë. Ata kanë thënë se këto drita të ndezura gjatë ditës janë shpenzim i qytetarëve. “Shteti i Kosovës është shumë i fortë,…

Lajme

07/07/2024 18:26

Ndriçimi publik në qytetin e Prizrenit është kthyer në një problematikë serioze për qytetarët e kësaj ane.

Në rrugën “Beteja e Kabashit” dritat janë të ndezura edhe gjatë ditës, por gjatë natës nuk funksionojnë.

Ata kanë thënë se këto drita të ndezura gjatë ditës janë shpenzim i qytetarëve.

“Shteti i Kosovës është shumë i fortë, i fortë është tepër”, ka thënë njëri nga qytetarët e Prizrenit me injorancë drejtuar autoriteteve komunale.

Të tjerët kanë thënë se gjatë natës dritat nuk po bëjnë fare deri sa ditën nuk po ka probleme.

Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj ka thënë se ky problem i takon KEDS-it.

“Informacion e kemi marrë dje dhe i është dhënë urdhër operatorit që a rregullojnë sa më shpejtë”, ka thënë Lamaj për lajmi.net.  /Lajmi.net/

Video: