Vajzës dhjetë vjeçe i dhuron çek për operacione plastike (Foto)
Nuk e dimë se çfarë do të dëshironit për ditëlindjen e juaj të dhjetë apo çfarë keni fituar, por e dimë se Sarah Burge i ka dhuruar bijës së saj një çek në vlerë prej 7.000 dollarë për kirurgji plastike.

Fun
Përndryshe Sarah është e njohur për ndërhyrjet e shumta kozmetike, dhe gjatë dy dekadave të fundit ka shpenzuar mijëra dollarë për tu dukur ashtu siç duket sot.
Qysh si 7-vjeçare i është nënshtruar ndërhyrjes së parë estetike. Ajo thotë se prindërit e kishin dërguar nën brisk që të rregullojë veshët. Në moshën 20-vjeçare kishte kryer edhe disa ndërhyrje kirurgjike, por në atë periudhë ish-i dashuri i saj e kishte rrahur aq keq sa që i kishte deformuar fytyrën.
Ajo nuk ka hezituar të pranoi se i kishte kaluar plotë gjashtë vite nëpër qendra estetike, të cilat kanë pasur rezultat në përmirësimin e linjave. Megjithatë, ajo nuk ishte ndaluar me kaq, pasi ka kryer edhe dhjetëra ndërhyrje tjera.
Por me sa duket Sarah është duke e përgatitur edhe të bijën për zgjedhje të ngjashme. E bija e saj për ditëlindjen e 10-të ka fituar një çek në vlerë prej 7.000 dollarë, në mënyrë që të mund të rregullojë cilëndo pjesë të trupit. E mira e gjithë këtij tregimi është se ajo mund ta kthejë në para këtë çek, tek ajo kur të mbushë 18-vjet.