Vajzë apo djalë? Mësoni gjininë e fëmijës edhe para se të ngelni shtatzënë

Tani mund ta kuptoni përpara konceptimit nëse gjinia e foshnjës suaj do jetë mashkull apo femër.

Lifestyle

21/05/2019 08:20

Shkencëtarët e Universitetit Newcastle kanë bërë një hulumtim, në të cilin kanë provuar të tregojnë se në ç’mënyrë prindërit më lehtë të kuptojnë se a do të jetë foshnja djalë apo vajzë, transmeton lajmi.net.

Hulumtimi, kësisoj, ka përfshirë 927 familje, ndërsa të gjithë bashkë kanë marrë pjesë 556.387 njerëz.

Shkencëtarët kanë ardhur deri te një konkluzion i thjeshtëzuar.

“Pema familjare ka treguar që përgjigjja fshihet në pjesën e babait të trungut familjar. Nëse babai ka pasur më shumë vëllezër, do të thotë që është më se sigurt që do të ketë djalë. Mirëpo, nëse ka pasur më shumë motra, do të ketë vajzë”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit CorryGellatly për Science Daily.

Mashkulli përcakton gjininë e fëmijës, prandaj bart më shumë kromozome X ose Y. Kromozomi X i kombinuar me kromozomin X të nënës sjell në jetë vajzë, gjersa kromozomi Y djalë. /Lajmi.net/