“Vajzat tona s’janë fasada, janë të mira si Beniada”, kënga dedikuese për Beniadën

Beniada është njëra ndër banoret më të pëlqyera nga publiku.

ShowBiz

13/02/2022 08:33

Ajo ka dhuruar shumë gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP, shkruan lajmi.net.

Ngatërrimi i emrave të artistëve shqiptar, mënyra e këndimit të këngëve shqip, bëri që Beniada të bëjë për vete një publik të tërë.

E pas kësaj, ajo ditë më parë u surprizua nga këngëtarja e njohur shqiptare Poni, kështu duke e kënduar këngën e pëlqyer të banores.

Kjo ishte një dëshirë e Beniadës e cila u realizua nga BBV, ku edhe ky moment u shoqërua me atmosferë dhe kërcim.

Pas kësaj surprize, këngëtarja nga jugu i ka dedikuar një këngë banores së Big Brother VIP, të titulluar, ‘Vajzat shqiptare’.

Të premten kuptohet fituesi i këtij edicioni, dhe në finale janë, Donaldi, Iliri, Beniada dhe Einxhel./Lajmi.net/