Vajza rrah nënën në Pejë, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Pejë. Arrestimi i saj u bë pasi që është përleshur me nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/