Vajza që ftonte qytetarët e Londrës ti vizatojnë zemra në trup (Video)

Nëse do të kalojë pranë sheshit Piccadilly në Londër gjatë vikendit të kaluar, do të hamendeshe se pse njerëzit po vizatonin zemra në trupin e një vajze, e cila po qëndronte vetëm në të brendshme në qendër të këtij vendi, raporton Metro.

Fun

16/08/2015 23:05

Emri i saj është Jae West, dhe ajo ishte atje që të ngriste vetëdijen në botë, për imazhin e trupit.

Ajo është pjesë e një grupi të quajtur “The Liberators International”, të cilët pretendojnë që të rrisin vetëdijen e njerëzve rreth çështjeve shoqërore.

strip.jpg Girl strips to highlight eating disorderMesazhi i kësaj fushate, është që njerëzit duhet ta donë trupin e tyre dhe se edhe të tjerët duhet të kenë respekt për ta.

Kjo është arsyeja se pse zemrat vizatoheshin në trupin e vajzës.

Jae ka thënë se ajo dëshironte të jepte një qëndrim publik, për shkak se kishte vuajtur nga çrregullime në të ngrënë kur ishte adoleshente.

“Pasi minutat kalonin, dukeshin sikur orë”.

“Papritmas ndjeva një të shpuar stilolapsi tek rrëshqiti në lëkurën time. Ajo ndjenjë ishte më e forta që kisha pasur deri më tani, më mirënjohësja dhe ndjeva shumë dashuri”, ka thënë ajo./klankosova

YouTube player