Vajza, këta janë 10 tipat e meshkujve të frikshëm që duhet të shmangni gjithmonë!

Meshkujt e frikshëm janë kudo rreth neve, por ka disa tipa të tyre dhe të gjithë duhet të shmangen.

Lifestyle

01/04/2021 14:33

Çfarë mund ta bëjë një mashkull të frikshëm janë shumë gjëra, mund të jetë se nuk dinë të të lënë rehat, apo ndoshta qeshin si maniak me filma horror, ose ndoshta duken shumë të sjellshëm por rezultojnë të jenë të tmerrshëm, shkruan lajmi.net.

Sigurisht, një mashkull që ty mund të të duket i frikshëm, dikujt tjetër mund t’i duket shumë romantik, prandaj mund të themi se është plotësisht subjektive.

Por çfarë e bënë një mashkull të frikshëm? Thuajse gjithmonë, mund të themi se të frikshëm janë ata meshkuj që na bëjnë të ndihemi jorehat, në siklet dhe të irrituara.

Pra, mënyra më e thjeshtë për ta thënë këtë, meshkuj të frikshëm janë të gjithë ata që pëlqejnë një femër që nuk ka ndjenja reciproke ndaj tyre.

E dimë, nuk është e drejtë për djemtë që ta themi kështu, por nëse ata nuk e kuptojnë që janë të bezdisshëm, atëherë edhe ju keni të drejtë t’i etiketoni si të frikshëm.

Sot, ne kemi ndarë për ju 10 tipa të ndryshëm të meshkujve të frikshëm nga të cilët duhet të largoheni:

  1. Ai tipi që nuk t’i ndanë sytë nga gjoksi – ky mashkull mendon se është i zgjuar mjaftueshëm të të shoh gjoksin pa e vënë ti re, por pavarësisht sa herë e kapni, ai nuk ndalon së nguluri sytë!
  2. Ai që nuk di si t’i heqë duart nga ju – ky po që ta shpif! Ai vazhdimisht përpiqet të të prekë edhe nëse ju nuk doni, shkruan lajmi.net. Do të gjej çdo arsyetim të mundshëm të ketë kontakt fizik me ty ose të të përqafoj. Të mban dorën, të prekë flokët etj., pavarësisht faktit që ju jeni vazhdimisht duke u përpjekur të largoheni.
  3. Ai që nuk ta respekton hapësirën personale – e keni ndonjë mik ose koleg që nuk e kupton konceptin e hapësirës personale? Të rrinë aq afër fytyrës sa mund të nuhasni çfarë ka ngrënë dje për darkë!
  4. Ai që të flet pistë – të gjitha e njohim një prej atyre çunave që i duket vetja kasanova, i duket sikur është kaq sensual dhe po të çmend fare kur të flet pistë. Ai do të komentoj rreth të brendshmeve, do të thotë se të duket prapanica seksi etj., dhe ai mendon se ju po kënaqeni të dy.
  5. Ai çuni i pasur, që di veç të mburret – epo këta po që të irritojnë shumë! Ai mburret për para, për makina, për pushime etj., dhe nuk e marrin mirë nëse nuk ia varni.
  6. Ai tipi që ka fetishe të çuditshme – të gjithë kanë fetishe, por disa janë shumë të çuditshme për tu përballuar nga të gjithë! Nëse nuk keni interesa të njëjta, këta tipa po që të fusin frikën në palcë!
  7. Ai personi që nuk e kupton se është një “stalker” – stalker është një person që të përndjekë vazhdimisht. A të ka shprehur dashurinë e pafundme një djalë kohët e fundit? Tani ai kalon kohën e tij të lirë duke iu përndjekur juve. Dilni nga puna, ai është aty. Shkoni në dyqan, gjeje kë e takon në sektorin e perimeve. Je duke pirë një kafe, epo ta ka paguar kafen ai tipi, shkruan lajmi.net.
  8. Ai plakushi nga puna apo lagja – këta po që janë më të tmerrshmit nga të gjithë! Janë të dëshpëruar për vëmendje nga femrat e reja dhe mendojnë se janë budallaqe që mund t’i fusësh në dorë lehtë. Më e tmerrshmja është kur ata përpiqen të të prekin. RRINI LARG TYRE!
  9. Ai burri që nuk t’i ndanë sytë – e ke parasysh kur rastësisht e shikon një të panjohur në një kafe, dhe tani ata nuk po të ndajnë sytë? Ai po që lë çdo gjë pas dore vetëm të ngul sytë ty dhe nëse rastësisht të shkojnë sytë dhe e shikoni, ju do të shihni buzëqeshjen më të frikshme që keni parë ndonjëherë.
  10. Ai tipi romantik që iu “dashuron” – epo, këta janë të fiksuar pas juve pavarësisht se çfarë bëni apo çfarë thoni. Ata mendojnë se vetëm po luani të vështirën dhe janë të bindur se ju i doni. Nuk keni as çfarë të bëni për ta hequr qafe sepse nuk duan të besojnë se ju nuk ndjeheni sikur ata. Ky po që është një makth romantik! /Lajmi.net/