Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër kishe fëmijët e tu; Gencin, Benin e Dritën, por jo Calin

Arta Mustafa mbesa e Salih Mustafës (Cali) ka njoftuar për vdekjen e gjyshit të saj, Jahja Mustafa. Ajo ka thënë se gjyshi i saj kishte afër të gjithë përveç Calit që është në burgun e Hagës. Postimi i saj: Gjyshi na la… Dhimbje që vështirë përshkruhet me fjalë. Ai ishte më shumë se gjysh –…

Lajme

25/12/2025 14:45

Arta Mustafa mbesa e Salih Mustafës (Cali) ka njoftuar për vdekjen e gjyshit të saj, Jahja Mustafa.

Ajo ka thënë se gjyshi i saj kishte afër të gjithë përveç Calit që është në burgun e Hagës.

Postimi i saj:

Gjyshi na la…

Dhimbje që vështirë përshkruhet me fjalë.

Ai ishte më shumë se gjysh – ishte zemra e familjes sonë, streha ku gjithmonë gjenim ngrohtësi, fjalë të urta dhe dashuri pa kushte.

Çdo këshillë e tij, çdo shikim, çdo përqafim, sot na mungon më shumë se kurrë.

Me ikjen e tij, një pjesë e shpirtit tonë u shkëput.

Afër kishe fëmijët e tu; Gencin, Benin e Dritën, por jo Calin.

Lamtumirë gjysh.

Do të na mungosh çdo ditë, në çdo kujtim, në çdo lutje.

Të kujtojmë përherë gjysh, ashtu si në këtë foto, me buzëqeshje e të bashkuar.

Varrimi i gjyshit do të mbahet nesër, e premte, në orën 12:00, në fshatin Rimanishtë.