Vajrat më të mirë për hidratimin e plotë të flokëve
Ja se cilët janë më të mirët për rigjenerimin e thellë të flokëve dhe skalpit tuaj.
Lifestyle
Nëse keni flokë dëmtuar nga tharsja, pjastra, stresi, faktorët stinorë apo kimikatet e ndryshme e vetmja gjë që mund të bëni është kujdesi maksimal.
Për këtë ju duhet si gjithnjë të ktheni sytë nga produktet natyrale që shpesh gjenden jo më larg se kuzhina juaj.
Ekspertët rekomandojnë vajrat vegjetalë për hidratim dhe shëndet të plotë. Ja se cilët janë më të mirët për rigjenerimin e thellë të flokëve dhe skalpit tuaj.
Vaji i susamit
Megjithëse mund të mos e keni dëgjusr shpesh, vaji i susamit është një mrekulli përsa i përket shëndetit të flokëve dhe jo vetëm.
Përmban shumë yndyrë dhe kjo e bën perfekt për të hidratuar mirë si skalpin e kokës duke parandaluar kështu edhe shfaqjen e zbokthit, por edhe për të rigjeneruar fijet e dëmtuara të flokëve.
Këtë vaj të pasur me antioksidantë, vitamina e minerale, mjafton ta masazhoni mbi kokë 1-2 orë para se të laheni dhe më pas të vazhdoni me procesin e larjes së flokëve si zakonisht.
Vaji i farës së linit
Një vaj shumë i pasur me omega-3 që ndihmon në rigjenerimin e flokëve të dëmtuar.
Fara gjithashtu përmban edhe vitaminë E, proteina dhe minerale të shumta të cilat e bëjnë një kurë të mirfilltë për çdo lloj floku.
Mjafton të lyeni pjesën e dëmtuar të flokëve me të ose të gjithë kokën para dushit të paktën dy herë në javë dhe pak nga pak do të shikoni ndryshime.
Vaji i bajames
Si për lëkurën ashtu dhe për flokët vaji i bajames është një mënyrë e mirë për të hidratuar flokët e thatë e të djegur.
Ky vaj i ndihmon flokët të kenë një pamje më të shkëlqyeshme dhe t’i ndjeni ata më të butë.
Mjafton ta përdorni disa herë në javë në formën e maskës siç shpjeguam më sipër e më pas t’i lani flokët si zakonisht.
Nëse keni vërtete flokë shumë të thatë mund ta vendosni në maja edhe pasi i thani flokët tuaj në sasi të vogla.
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit është perfekt për të kuruar jo vetëm flokët tuaj, por edhe problemet dermatolpgjike që mund të keni me to.
Këtu futen problemet me skalpin, zbokthin, rënia e flokëve apo kruarja e kokës.
Përtej aromës së mirë ai funksionon si një hidratues natyral që depërton thellë në përbërjen e flokëve.
Lyeni pjesët problematike me këtë vaj lërebi të veprojë për 1 orë e më pas lani flokët si zakonisht. /Lajmi.net/