Vaji i Rigonit shkatërron 30 baktere
Një nga veprimet e fuqimshe antibiotike që lufton infeksionet është vaji i rigonit të egër.
Lifestyle
Vaji i rigonit të egër merret nga lulet dhe gjethet e bimëve dhe perdoret për të trajtimin e sëmundjeve.
Ky vaj merret gjatë ftohjes ose administrohet nga jashtë për infeksione të lekurës.Si një barishte e freskët përmban nivele të larta të antioksiduesit, transmeton KosovaPress
Pasi që shumë semundje shkaktohen nga mikroorganizmat, vaji i rigonit të egër lufton me sukses mikrobet dhe është efektive në luftimin e infeksioneve si: Candida,Escherchia coli,klamidia,helmimet nga ushqimet dhe infeksionet në mushkëri.
Përdorimi i rigonit të egër gjen zbatim edhe në ushqim, çaj ose si vaj. Kur themi si vaj, preferohet që të kombinohet me vajin e ullirit.
Si të përdorni vajin e rigonit të egër?
- Dy deri në tre pika rigoni të egër për infeksion në mushkëri
- Derdhni dy deri në tre pika vaj rigoni të egër në një gotë me ujë për të qetësuar fytin
- Përzieni një deri dy pika vaj rigoni të egër me një dozë të vogël të vajit të arrës së kokosit ose aloe vera dhe aplikoni në puçrra, psoriasis, plagët e mbyllura të lëkurës ose kërpudhat e thonjve
- Derdhni tre deri në katër pika vaj rigoni të egër në një gotë ujë dhe pini dy deri ne tre herë në ditë para ngrënies për të forcuar sistemin tuaj imunitar.
- Vendosni një pikë rigoni të egër në një furçë dhëmbësh për të vrarë bakteret që shkaktojnë frymë të keqe.