Vaji i peshkut parandalon lindjet e parakohshme

Gjetjet e reja janë bërë nga Maria Makrides, një profesoreshë në Universitetin e Adelaide, duke studiuar efektet e shtesës së omegsa 3’it për depresion post-natal dhe për një zhvillim sa më të mirë të fëmijës. Shtojcat e vajit të peshkut parandalojnë lindjen e parakohshme të fëmijës, thuhet në raport. Studimi i përfshirë në 2,400 gra…

Lifestyle

09/03/2014 10:57

Gjetjet e reja janë bërë nga Maria Makrides, një profesoreshë në Universitetin e Adelaide, duke studiuar efektet e shtesës së omegsa 3’it për depresion post-natal dhe për një zhvillim sa më të mirë të fëmijës.

Shtojcat e vajit të peshkut parandalojnë lindjen e parakohshme të fëmijës, thuhet në raport.

Studimi i përfshirë në 2,400 gra në pesë spitale të lindjes në Australi dhe është përdorur për të kërkuar shkakun e lindjeve të parakohshme.

Hulumtimi tregoi se shtesat e omega 3’it – acid yndyror, bënë që shtatzënia të jetë më e shëndetshme, duke bërë zhvillimin e foshnjës në bark më të mirë dhe që të lind në kohë.

Këto acide yndyrore janë gjetur natyrisht në ushqime të tilla me peshk si tunë dhe salmon. Susana Carlson, një profesoreshë në Universitetin e Kensas’it, shqyrtoi rezultatet e studimit të Makrides dhe tha që gratë që morën këto shtesa ishin të prirura për të pasur foshnje më të mëdha dhe më të rënda por normalisht shumë të shëndetshme.

“Pra, ne kemi dëshmi se acidi omega 3 është si një plotësim për të reduktuar përhapjen e lindjes së parakohshme”, tha Carlson.

Ajo po ndërmerr disa veprime që shpreson se do t’i mësojë profesionistët e shëndetit që t’u rekomandojnë pacientëve acidin yndyror omega 3, si një mënyrë për të parandaluar lindjet e parakohshme.