Ushtroi dhunë psiqike ndaj familjarëve, pastaj sulmoi edhe policët – Dërgohet në mbajtje i dyshuari

Një person në Vushtrri ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij, për çka edhe është arrestuar. Njësiti policor i cili kishte shkuar në vendin e ngjarjes u sulmua fizikisht nga i njëjti duke pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan lajmi.net. Tretman mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari pasi sipas Policisë ishte në…

Lajme

22/01/2025 10:28

Një person në Vushtrri ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij, për çka edhe është arrestuar.

Njësiti policor i cili kishte shkuar në vendin e ngjarjes u sulmua fizikisht nga i njëjti duke pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan lajmi.net.

Tretman mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari pasi sipas Policisë ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 21.01.2025 – 00:10 . Është arrestuar një i dyshuar m/k pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij. Me të arritur  njësiti policor në vendin e ngjarjes , i dyshuari kishte sulmuar fizikisht njësitin policor duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore sipas raportit mjekësor, tretman mjekësor ju është ofruar edhe të dyshuarit për shkak të gjendje së rënduar psikologjike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/