Ushtrimet që eleminojnë një herë e përgjithmonë qafën e dytë apo të varur
Thuhet e besohet se duart dhe qafa janë të parat që tregojnë vitet e një femre, pasi lëkura në këto zona plaket më shpejtë .
Lifestyle
E sikur të mos mjaftonte, kjo gjë përshpejtohet dhe nga mungesa e kujdesit.
Jemi të sigurtë që shumë femra harrojnë të aplikojnë produktet e bukurisë në lëkurën e qafës duke menduar se vetëm fytyra ka nevojë për to.me kalimin e viteve ne pjesën e dekoltesë fillojnë të shfaqen rrudhat e para dhe e ashtuquajtura “qafa e dytë”.
Për të parandaluar këtë gjë, mjafton të ushtroheni për rreth 3 minuta në ditë ! Nuk do t’ju duhet të bëni as më shumë e as më pak se:
Të puthni qiellin
Të prekni hundën me gjuhë
Të ushtroni presion me dy grushta në pjesën e qafës
Të zgjasni përpara nofullën e poshtme
Të bëni këtë mimikë