Ushtrimet që bëjmë gabimisht janë ato që mendojmë se i dimë më mirë
Statistikat kanë treguar se në shumicën e rasteve, sidomos pjesëtaret e gjinisë së bukur ushtrojnë në mënyrën jo të duhur
Lifestyle
Ne gjithashtu ju zbulojmë se çfarë po bëni gabim, transmeton Telegrafi.
Ushtrimet që i bëjmë gabim:
Ekstensioni i tricepsit
Në këtë rast, ne kryesisht përdorim ose pesha shumë të lehta ose shumë të rënda. Për shkak të kësaj, nuk ka fleksion dhe ekstension të plotë të muskujve.
Një gabim tjetër është tempi shumë i shpejtë. Ju duhet të përdorni pesha për shkak të të cilave ushtrimi do të jetë akoma më kërkues. Bërrylat duhet të jenë afër veshëve, dhe lëvizjet duhet të jenë të ngadalta dhe të kontrolluara.
Hapat
Shumica harrojnë të përkulin këmbën që është prapa. Pozicioni i saktë duket kështu: ulni ijët tuaj drejt, duke përkulur të dy gjunjët. Kujdes këmba e përparme duhet të jetë e fiksuar në dysheme, me shputë të plotë.
Ushtrimet ‘plank’
Ky ushtrimi është perfekt për përfshirjen e një numri të madh të muskujve, natyrisht, nëse kryhet në mënyrën e duhur. Trupi duhet të jetë i barabartë, dhe gabimi më i zakonshëm është ngritja e vitheve.
Pozicioni galiç
Pavarësisht se sa i thjeshtë mund të tingëllojë ky ushtrim, rrallë dikush e bën atë në të vërtetë në mënyrën e duhur. Ne duhet të fillojmë të bëjmë galiç me shpinën drejt.
Pompat
Njerëzit në përgjithësi nuk e drejtojnë tërë trupin gjatë bërjes së shtytjeve, dhe ijet tona bien ndërsa zbresim në shtytje. Shtrëngoni barkun dhe vithet dhe ulni tërë trupin në dysheme. Gjithashtu, në atë rast, bërrylat duhet të jenë pranë trupit, dhe jo t’i përhapin ato jashtë.