Ushtria turke vret 8 pjesëtarë të PKK-së
Së paku tetë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë vrarë në operacionin e forcave turke të sigurisë në afërsi të qytetit lindor Tunceli.
Bota
Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke theksohet se më 24 nëntor është zbatuar vëzhgimi nga ana e mjetit ajror pa pilot në lokacionin Alibogazi, në afërsi të qytetit Tunceli.
Forcat e sigurisë pas kësaj filluan aksionin antiterrorist, me mbështetje nga ajri. Gjatë aksionit janë neutralizuar së paku tetë terroristë të PKK-së, raporton Anadolu Agency.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë operacionit në 14 strehimore të cilat i kanë përdorur terroristët, është konfiskuar dhe shkatërruar një sasi e madhe e armëve dhe municionit.
Janë konfiskuar 11 mjete të ndryshme shpërthyese, 200 kilogram amunijum-nitart, tre kallashnikovët, një snajper, disa bomba dore dhe municione të tjera