Ushtria siriane pushton fshatrat e forcave të mbështetura nga SHBA-ja
Ushtria siriane ka thënë se ka pushtuar disa fshatra nga forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në lindje të Lumit Eufrat, afër kufirit me Irakun.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2018/04/E348BDD6-C5E8-4525-AA79-8C1EF6736D3D_cx0_cy8_cw0_w1023_r1_s.jpg)
Bota
Televizioni shtetëror ka thënë më 29 prill se fshatrat kanë qenë pjesë e territorit që milicia kurde ka pushtuar nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në provincën Deir Zor.
Ushtria siriane është përleshur rrallë me Njësitet kurde për Mbrojtjen e Popullit, e cila ka qenë pjesë e aleancës së Forcave Demokratike Sirine, gjatë fushatës kundër IS-it.
Gjatë asaj kohe forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad janë fokusuar në rikthimin e kontrollit të militantëve në perëndim të Lumit Eufrat, duke qëndruar larg territorit të lindje të lumit./REL