Ushtria shqiptare tregon forcën në Tiranë /FOTO

Ushtria shqiptare ka vendosur të shfaqë potencialin e saj.

Lajme

21/11/2018 11:23

Teksa vendet e rajonit si Serbia dhe Greqia janë kujdesur të tregojnë forcën e tyre ushtarake, duke organizuar madje edhe stërvitje me qindra trupa dhe artileri të rëndë në kufij, duket se edhe ushtria shqiptare ka vendosur të shfaqë potencialin e saj.

Kështu, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet panairi i ushtrisë.

Në disa foto të siguruara nga “Gazeta Shqip”, shihet se pjesa e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përballë Presidencës është mbushur me mjete të rënda të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.