Ushtarit i bie të fikët, mbretëresha feston ditëlindjen
Një anëtar i paidentifikuar i Gardës së Mbretëreshës së Anglisë u rrëzua pa ndjenja gjatë ceremonisë së festimit të ditëlindjes së 90-të të saj në Londër.
Fun
Pasi ushtari ra në tokë, disa nxituan t’i dalin në ndihmë, derisa pjesa tjetër e Gardës qëndruan pa lëvizur. Më pas ai është transportuar me barelë dhe festa vazhdoi.
Kur atij i ra të fikët, Mbretëresha dhe familja e saj mbretërore ishin të pranishëm, në atë që njihet edhe si Parada e Mbretëreshës, ku morën pjesë 1.500 ushtarë dhe 300 kuaj.
Ky nuk është ushtari i parë që ka rënë pa ndjenja në praninë e familjes mbretërore. Një shërbyesi ushtarak i RAF i ra të fikët dhe është tërhequr nga mjekët nga Katedralja e St. Paul pak para se aty të mbërrinte Mbretëresha.