Ushtari holandez i ISIS u përgjigjet pyetjeve në rrjet social (Foto)

Një shtetas holandez i cili thotë se është duke luftuar në krah të ISIS-it në Siri u është përgjigjur pyetjeve lidhur me jetën brenda kalifatit të vetë-shpallur.

Bota

22/11/2015 20:04

Israfil Yilmaz, i cili është me origjinë turke, ka braktisur karrierën e tij në Ushtrinë e Holandës në vitin 2013, për t’iu bashkëngjitur rebelëve të ISIS-it për ta marrë pushtetin nga presidenti i Sirisë Bashar al-Assad.

Yilmaz ka mbrojtur sulmet e ISIS-it në Paris, të cilët vranë 129 persona, duke e vlerësuar si një përgjigje të drejtë për ushtrinë franceze për aksionet e tyre ndaj ISIS, raporton New York Times.

Duke shpjeguar pse ai vendosi që t’i bashkëngjitet ISIS-it, ai tha: Çdo kush është kundër luftës deri në momentin kur t’i sheh që njerëzit e tu po vriten”, transmeton lajmi.net

“Unë jo vetëm që jam i lumtur, por edhe ndihem i bekuar dhe i nderuar që jam këtu në Shtetin Islamik”, ka vazhduar ai në Tumblr.

Ndërsa një person e ka pyetur nëse është e vërtetë se atyre nuk u lejohet të përdorin produkte të “apple”, dhe ai është përgjigjur se kjo është e vërtetë.

Israfil.Yilmaz2.jpg

“Po, e vërtetë është. E kemi të ndaluar t’i përdorim ato. Më është dashur ta shes telefonin ‘Iphone’ të gruas”, ka thënë ai.

Mes komenteve dhe përgjigjeve, Yilmaz ka shpërndarë edhe fotografi të jetës së tij të përditshme, të djalit të dij dhe të propagandës së ISIS-it ku ushtarët e saj shihen duke përkëdhelur macet./lajmi.net