Ushtarët turq të KFOR-it patrulluan bashkë me personelin e Gardës Skoceze të Mbretërisë së Bashkuar

Ushtarët turq të KFOR-it, kanë patrulluar në zonën e tyre të përgjegjësisë bashkë me personelin e Gardës Skoceze të Mbretërisë së Bashkuar të vendosur në Kosovë, si pjesë e forcave rezervë të NATO-s. Siç ka njoftuar KFOR-it, aktivitetet e tilla ruajnë një prani të dukshme dhe të paanshme, rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe mbështesin sigurinë e…

Lajme

25/09/2025 11:04

Ushtarët turq të KFOR-it, kanë patrulluar në zonën e tyre të përgjegjësisë bashkë me personelin e Gardës Skoceze të Mbretërisë së Bashkuar të vendosur në Kosovë, si pjesë e forcave rezervë të NATO-s.

Siç ka njoftuar KFOR-it, aktivitetet e tilla ruajnë një prani të dukshme dhe të paanshme, rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe mbështesin sigurinë e përgjithshme në rajon, sipas mandatit të KFOR-it nga OKB-ja.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, ka shkruar KFOR-i. /Lajmi.net/