Ushtarët shqiptarë dhe hungarezë të KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët kundër zjarrit

Ushtarët shqiptarë dhe ata hungarezë të KFOR-it kanë kryer aktivitete stërvitore në Kampin e Novosellës, për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale. Në një njoftim në Facebook, KFOR-i thotë se ushtarët shqiptarë nga Komanda Rajonale-Perëndimore dhe Hungareze trajnerë nga Batalioni Rezervë Taktike i KFOR-it të misionit të udhëhequr nga NATO, zhvillojnë rregullisht aktivitete…

Lajme

01/03/2025 18:30

Ushtarët shqiptarë dhe ata hungarezë të KFOR-it kanë kryer aktivitete stërvitore në Kampin e Novosellës, për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale.

Në një njoftim në Facebook, KFOR-i thotë se ushtarët shqiptarë nga Komanda Rajonale-Perëndimore dhe Hungareze trajnerë nga Batalioni Rezervë Taktike i KFOR-it të misionit të udhëhequr nga NATO, zhvillojnë rregullisht aktivitete stërvitore të zjarrit në Kampin e Novosellës.

Këto aktivitetet, sipas KFOR-it, zhvillohen për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, njofton KFOR-i