Ushtarët serbë raportohet se arrestuan dy të rinj nga Podujeva, kërkojnë para për lirimin e tyre

Autoritetet serbe raportohet të kenë arrestuar dy kosovarë. Sipas informacioneve të para arrestimi i tyre është bërë nga ushtarët serbë, derisa gjendeshin në territorin serb dhe dyshohet se ishin duke prerë dru. Dy të rinj nga Podujeva thuhet se janë arrestuar dhe u është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh. Po ashtu theksohet se Serbia…

Lajme

26/11/2024 09:16

Autoritetet serbe raportohet të kenë arrestuar dy kosovarë.

Sipas informacioneve të para arrestimi i tyre është bërë nga ushtarët serbë, derisa gjendeshin në territorin serb dhe dyshohet se ishin duke prerë dru.

Dy të rinj nga Podujeva thuhet se janë arrestuar dhe u është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh.

Po ashtu theksohet se Serbia ka kërkuar para për lirimin e tyre.

Sipas mediave lokale në Podujevë, 20 mijë euro theksohet të jetë shuma e kërkuar nga autoritetet serbe për t’i liruar ata.

Në lidhje me këtë rast lajmi.net ka kontaktuar edhe autoritetet kosovare për të kuptuar nëse janë informuar tashmë me rastin./Lajmi.net/