Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri
Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it kanë kryer të shtunën një patrullim rutinor në veri të Kosovës. Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të paanshme, me qëllim të ruajtjes së pranisë së dukshme në terren, rritjes së vetëdijes operacionale dhe forcimit të…

Lajme
Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it kanë kryer të shtunën një patrullim rutinor në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të paanshme, me qëllim të ruajtjes së pranisë së dukshme në terren, rritjes së vetëdijes operacionale dhe forcimit të stabilitetit në zonën e përgjegjësisë së Komandës Rajonale Lindje.
“Këto aktivitete janë thelbësore për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në rajon”, thuhet tutje në njoftim.