Ushtarët nga Iowa vijnë në Kosovë

Më shumë se 40 trupa të Gardës Kombëtare nga shteti i Iowa’s janë duke u përgatitur për detyrën e tyre paqeruajtëse në Kosovë për një kohëzgjatje prej një viti.

Lajme

19/11/2013 13:47

Më shumë se 40 trupa amerikane të Armatës Kombëtare të Gardës nga shteti i Iowa’s janë duke u përgatitur për detyrën e tyre paqeruajtëse në Kosovë për një kohëzgjatje prej një viti.

Garda Kombëtare ka thënë të hënën se është caktuar që në ora 17:00 të mbahet ceremonia e përshëndetjes së trupave, në palestrën e shkollës Boone High School, për pjesëtarët e Kompanisë B, të Batalionit të 248’të të Aviacionit mbështetës. Njësia e Boone’it ka detashmente edhe në Walterloo dhe Davenport.

Ushtarët fillimisht do të shkojnë në Fort Hood të Texas’it, në mënyrë që të kryejnë përgatitjet e tyre përpara dislokimit të tyre në  Kosovë.

Garda Kombëtare e Iowa’s gjithashtu ka një marrëveshje pë mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të ngritjen e kapaciteteve operative të kësaj force.